Lladrovci në Krajkovë: Në Drenas kemi qenë dhe do të jemi prapë fitimtar

Kandidati i PDK-së, për kryetar të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci mbrëmjen e sotme ka takuar banorët e fshatit Krajkovë.

Ai ka thënë se me këta banorë ka biseduar për të arriturat e komunës si dhe vazhdimin e qeverisjes së mirë pas datës 14 nëntor.

Ndërsa thotë se PDK-ja në këtë komunë ka qenë dhe do të jetë fitimtare.

Në Krajkovë, me qytetarët, diskutova për të arriturat tona dhe vazhdimin e qeverisjes së mirë e cila do të konfirmohet më 14 nëntor.

Në Drenas, deri sot edhe sot e tutje, kemi qenë dhe do të jemi fitimtar, bashkë me qytetarët, në rrugën e nderit e përkushtimit për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Vazhdojmë me suksese.

Bashkë për Drenasin!
#PDK #177
Ramiz Lladrovci