Lladrovci: PDK-ja nuk mposhtet nga askush në Drenas

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetarë të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar banorët e fshatrave Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë dhe Shtuticë, nga ku edhe është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga banorët e këtyre fshatrave.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci në facebook ka shkruar se këto vende janë bastion i palëkundur i PDK-së.
Dhe se ky takim ishte për ti falenderuar qytetarët si dhe për ta rikonfirmuar lajmin se PDK nuk mposhtet nga askush në Drenas.

Sonte, së bashku me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, Abelard Tahirin, Sokol Gashanin, strukturat lokale të Degës së PDK-së dhe qytetarë të shumtë, mbajtëm tubimin e jashtëzakonshëm zgjedhor në bastionin e palëkundur të PDK-së, në Tërstenikun e fitoreve të vizionit të liderëve tanë që padrejtësisht nuk janë me ne.

Në këtë tubim, ishim për t’i falënderuar aktivistët dhe qytetarët e nëndegëve Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë dhe Shtuticë, për fushatën e shkëlqyer zgjedhore, për votimin e fuqishëm, të cilin duhet ta përsërisim të dielën, me fitore plebishitare. Ishim këtu, në shtëpinë tonë, në bastionin e pathyeshëm të PDK-së.

Këtu me ne ishte edhe kryetari ynë, Memli, i cili na përkrahu nga dita e parë e fushatës, për të rikonfirmuar lajmin se PDK nuk mposhtet nga askush në Drenas, as Tërstenik. Sepse ne jemi me qytetarët, sepse ne ia dimë nevojat, sepse ne punojmë për qytetarët, pa dallim dhe kërkojmë besimin për punët e mira për të cilat të gjithë kanë nevojë.

Fitorja jonë, është fitore e vullnetit të palëkundur qytetar në rrugën e mirëqenies, barazisë dhe ligjshmërisë, me qeverisjen më të mirë në vend që do ta vazhdojmë për të gjithë qytetarët, edhe në mandatin e ardhshëm, bashkë me suksese të reja.

Bashkë për Drenasin!
#PDK #177
Ramiz Lladrovci