Lladrovci për djalin e ish presidentit Thaçi: Vlerat ecin gjeneratë pas gjenerate

Gjatë ditës së sotme komunën e Drenasit e ka vizituar djali i ish presidentit Thaçi, Endrit Thaçi.

Ku me këtë rast Endrit Thaçi, bashkë me kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë vendosur edhe kurora me lule, duke shprehur nderime pranë shtatorëve të heronjëve në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Lladrovci në një postim në facebook, duke aluduar në ish presidentin Thaçi, dhe ish kryetarin e PDK-së Kadri Veseli, ka thênë se themeluesit e UÇK-së dhe PDK-së janë personalitete që historia për ta ka vendosur vend të posaçëm dhe të papërsëritshëm.

“Sot, pata kënaqësinë të pres Endrit Thaçin, me ç’rast vendosëm kurora me lule dhe shprehem nderim pranë shtatoreve të heronjve tanë në Sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Themeluesit e UÇK-së, njëherësh themeluesit e PDK-së, janë personalitete që historia ka rezervuar për ta vend të posaçëm dhe të papërsëritshëm.

Faleminderit Endrit. Vlerat ecin gjeneratë pas gjenerate!”