Lladrovci viziton fermerin nga Llapushniku: Premton se do të vazhdoj me subvencione dhe përkrahje direkte për bujqësi

Kandidati i PDK-së, për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci po vazhdon takimet me me qytetarët e Drenasit. Gjatë ditës së sotme ai ka vizituar femerin nga Llapushniku i Drenasit, Mërgim Thaçin.

Lladrovci përmes një postimi në facebook, ka thënë se një nga prioritetet e tij kryesore ka qenë dhe do të mbetët bujqësia.
Ai ka thënë se subvencionet, lehtësirat dhe përkrahja direkte për bujqësi me mjete dhe pajisje bujqësore, pagesa e ujitjes nga Ibër- Lepenci, janë disa nga veprimet që do të vazhdojnë edhe në mandatin tjetër.

Bujqësia ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisjes time. Subvencionet, lehtësirat dhe përkrahja direkte për bujqësi me mjete dhe pajisje bujqësore, pagesa e ujitjes nga Ibër- Lepenci, etj. janë disa nga veprimet që do të vazhdojnë edhe në mandatin tjetër.

Vizita në Llapushnik, te fermeri Mërgim Thaçi, ishte dëshmi e një përkushtimi të madh që krijon edhe mirëqenie, edhe vende të reja të punës. Të lumtë Mërgim!

Vazhdojmë me suksese!
Bashkë për Drenasin!

#PDK #177
Ramiz Lladrovci