Luftëtarët në luftë përkrah UÇK-së dhe Sami Lushtakut, në paqe përkrah PDK-së!

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, bashkë me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Fadil Nurën, kanë mbajtur tubim me ish ushtarët e UÇK-së.

Kryetari i Degës Sami Lushtaku i cili në cilësinë e bashkëluftëtarit falënderoi të pranishmit duke theksuar se në kohë lufte ishin ushtarët që sakrifikuan jetën e tyre, lanë familjen e tyre vetëm e vetëm që Kosova një herë e mirë të çlirohej nga okupimi sllav.

“Familje të dëshmorëve, veteran dhe invalid të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dua të iu falenderoj të gjithëve për punën, angazhimin, sakrificën që keni bërë që 22 vjet PDK-në. Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin ata që sakrifikuan jetën e tyre dhe lanë familjet e tyre vetëm që Kosova të çlirohet nga Serbia. Por edhe sot ju po qendroni krah PDK-së, duke forcuar atë dhe njekohësisht duke forcuar shtetin e Kosovës. PDK është streha e vetme e sigurtë dhe e vetmja shtëpi ku familjet e dëshmorëve, veteran dhe invalid mund të ndihen rehat. Komuna e Skenderajt asnëherë nuk guxon ti ketë dyert e mbyllura për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Lushtaku.

Po ashtu para të pranishmëve mori fjalën edhe kandidati për kryetar, Fadil Nura i cili përveç konsideratës së lartë ndaj sakrificës së tyre, gjatë mandatit si kryetar, do të adresohen nevojat dhe kërkesat e kësaj kategorie.

Nura theksoi se Partia Demokratike e Kosovës në Skenderaj, pas marrjes së mandatit do të vazhdoj rrugën e që ka trasuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“I ndiejë të rrahurat e zemrës, i ndjejë përballë një epoke me tê lavdishme të historisë tonë kombëtare. Partinë Demokratike e keni ndertuar ju vet, ndërsa ne po vazhdojmë vizionin dhe rrugën që ju e keni trasuar. Ne në mandatin tonë 4 vjeçar do të adresojmë nevojat dhe kerkesat e kategorisë ma të veçant, më sumblime, një kategorie që bartë mbi supet e saja historinë dhe sakrificën e lirisë së Kosovēs. Në kuadër të projektit ne do të vazhdojnë projektin e UÇK-së, banesat të UÇK-sē, të njohura në Skenderaj, dhe kështu kësaj kategorie do të ia kthejmë atë pjesë të dinjitetit”, ka thënë Nura.