Lushtaku: Në vitin 1992, me Thaçin dhe Veselin e kemi gjuajtur stacionin e policisë serbe në Drenas

Sami Lushtaku tha se e ka njohur shumë kohë më parë, por zgjodhi të përmend aksionin e armatosur “Te stacioni” në Drenas.

“Unë e kam njoftë moti Hashim Thaçin, por dua të përmendi aksionin e vitit 92’ ku kemi marrë pjesë bashkë me të dhe Kadri Veselin në Drenas “Te stacioni”, ka thënë Lushtaku.

Ai zgjodhi të mos jap detaje të shumta rreth këtij aksioni i cili edhe konsiderohet si një ndër aksionet e para të UÇK-së.

VIDEO: https://m.facebook.com/watch/?v=540675910029730&_rdr

Hashim Thaçi për këtë aksion ishte dënuar në vitin 1997, me 10 vjet burg nga autoritetet serbe, transmeton Epilogu.

Në dokumentin e mësipërm ndër të tjerash thuhet se “Hashim Thaçi ka qenë i përfshirë në disa sulme terroriste kundër pjesëtarëve të policisë serbe në Drenas, dhe dënohet me 10 vjet burg”.

Në listën e Serbisë, si terrorist nga Kosova konsiderohet edhe Kreu i PDK-së z. Kadri Veseli. Në mbi 180 faqe, Qeveria e Serbisë ka renditur 156, persona, që thuhet se janë koka e terrorizmit dhe krimit të organizuar në Kosovë, transmeton Epilogu.