Mbështetje drithëruese për PDK-në dhe Ramiz Lladrovcin, Drenasi po jep sinjalin se kjo parti po rikthehet fuqishëm në gjithë Kosovën!

Salla nuk po i zinte e për këtë “fajtor” ishte kryetari Ramiz Lladrovci, për të cilin ishin grumbulluar me mijëra qytetarë në mbështetje të tij.

Aty nuk mungonte as njeriu më i afërt i Hashim Thaçit, Bekim Qollaku i cili ishte këshilltar i ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish ministër i Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

PDK-ja po jep sinjalin se po rikthehet fuqishëm në tërë vendin e padyshim në Drenas ishte entuziazmi më i madh se në cilindo vend tjetër në Kosovë.

Duket se e ka me patjetër të dal partia numër një në vend, me numrin më të madh të votave.

Ramiz Lladrovci padyshim ishte njeriu kryesor që i solli mbështetje të jashtëzakonshme Partisë Demokratike të Kosovës, ku doli si kryetari me përformancën më të mirë në vend me të cilën padyshim mburret edhe vet PDK-ja.