Më 15 dhjetor hapet konkursi për pranimin e 612 ushtarëve të rinj dhe 367 ushtarë rezervë


Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është shtyrë data e shpalljes së konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj deri më 15 dhjetor 2022.

Përmes këtij konkursi do të pranohen 612 ushtarëve të rinj aktiv dhe 367 ushtarë të komponentës rezervë, dhe të drejtë të aplikimit do të kenë të gjithë të rinjtë e të rejat nga mosha 18-25 vjeç, njoftoi ministria.

Njoftimi i plotë:

15 Dhjetor 2022 – 15 Janar 2023, Muaji i Rekrutimit të ushtarëve të rinj!

Qytetarë të dashur,
Të dashur të rinj e të reja të vendit tonë,

Ju njoftojmë se Ministria e Mbrojtjes për shkak të procedurave administrative pas miratimit të tri ligjeve themelore të Ministrisë së Mbrojtjes, deri në publikimin në Gazetën zyrtare, ka shtyrë datën e shpalljes së konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj deri me datën 15 dhjetor 2022, ditën kur dhe zyrtarisht tri ligjet hyjnë në fuqi.

Përmes këtij konkursi do të pranohen 612 ushtarëve të rinj aktiv dhe 367 ushtarë të komponentës rezervë, dhe të drejtë të aplikimit do të kenë të gjithë të rinjtë e të rejat nga mosha 18-25 vjeç.

Periudha e aplikimit do të jetë e hapur deri me datën 15 janar të vitit 2023, pra përgjatë një muaji do të jetë i hapur konkursi për të gjithë të rinjtë e të rejat që duan të veshin uniformën e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Udhëzimet për mënyrën e aplikimit dhe secilën fazë të testimit mund t’i gjeni në videon e mëposhtme.

Përgatituni me vetëbesim dhe vendosmëri për suksesin e garantuar!

Bëhu ushtar i FSK-së!
Shërbimi juaj- dedikim i shenjtë për të ardhmen e sigurtë të vendit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *