Mehaj viziton familjen Ademi nga Shtutica e Drenasit, e cila dha shumë për lirinë e Kosovës

Në këtë mbrëmje qëndruam në familjen Ademi nga Shtutica e Drenasit, e cila dha shumë për lirinë e Kosovës.

Kontributi dhe sakrifica e tyre, na i solli ditët të cilat i jetojmë tani.

Atë që e kemi arritur, është meritë e pa mohueshme e nënave tona, nënave fisnike Shqiptare, e tillë është edhe nëna Ajete, e cila me shumë mund e sakrificë i rriti fëmijet e saj dhe i edukoi në frymën kombëtare. Borgji që e kemi ndaj saj është shumë i madh, atë mund ta shlyejmë vetëm duke punuar me përgjegjshmëri për vendin.

Nga familja Ademi, atdheut ia falën jetën: Fetah Ademi, Ejup Ademi, Selim Ademi, Maliq Ademi, Xhevat Ademi dhe Esat Ademi.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!
Amanetet e tyre, janë detyrat tona. Nuk do të ndalemi në asnjë moment deri në përmbushjen e tyre.