Mërgimtarët nga Skenderaj dhurojnë donacion një veturë për bartjen e kufomave

Mergimtarët e Skenderajit me banim në Gjermani dhurojnë donacion një veturë për bartjen e kufomave për Këshilline Bashkësisë Islame në Skenderaj.

Sot me datë 22.12.2021 Hoxhë Bedri Syla -Imam në Troisdorf të Gjermanisë dorozoi një donacion veturë për bartjen e kufomave në vlerë 5020€ Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj.

Donacioni u pranua në emër të KBI-së në Skenderaj nga kryetari Ibrahim ef.Hoti.

Ky donacion është kontribut nga mërgimtarët e Skenderajt me banim në Gjermani.
KBI-Skenderaj falënderon mergimtarët tonë në krye me Hoxhë Bedri Syla -Imam në Troisdorf të Gjermanisë për këtë donacion shumë të nevojshëm për Këshillin tonë.
Zoti ua shpërbleftë me të mirat e Tij!
22.12.2021, Skënderaj