Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka vizituar qendren e VV-së në Drenas, ku ka takuar kandidatin për kryetar, Fejzi Kiqinën.
Ai ka ofruar mbështetje të plotë për Kiqinën, ku së bashku vizituan edhe lumin Drenica, për t’u koordinuar që gjatë mandatit të këtij të fundit në krye të Drenasit, lumi të marrë tjetër pamie, shkruan DrenicaSot.
Aliu është zotuar që do të jetë përkrahë Kiqinës, nëse kandidati i VV-së, merr mandatin e kryetarit në Drenas.
Postimi:
Sot në Drenas pritëm në vizitë ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. Me ministrin Aliu, pamë nga afër gjendjen e lumit “Drenica”, lum i cili është shndërruar në kanal të ujërave të zeza.
Për më keq, punimet për rregullimin e shtratit të lumit, që kanë filluar para më shumë së një dekade e nuk kanë mbaruar ende, në fakt e kanë degraduar atë, duke e betonizuar. Kësisoj, është dëmtuar flora dhe fauna e lumit.
Ministri Aliu edhe një herë theksoi se do më përkrah në rregullimin e shtratit të lumit me standarde tjera, shtrirjen e rrjetit të kanalizimit e kolektorëve, si dhe ndërtimin e impiantit.
#144
#FejziKiqina
#BashkëQeverisim