Molliqaj: Kaq e pati “rezistenca e Albin Kurtit”

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook tha se kaq e pati rezistenca e kryeministrit Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Prej #RKS drejt e n’targat KM. Kaq e pati “rezistenca e Albin Kurtit”. Sonte nënshkruan marrëveshje që as ata vetë s’po mund ta mbrojnë.

Por më e rënda është që dakordimi i sontëm hap rrugën për dakordimet e reja. Krejt zhvillimet dhe tensionimet për targat u bën për t’ia hapur rrugën planit franko-gjerman ku nuk ka njohje e ka Asociacion.

Kjo është trajektorja e Albin Kurtit: përmes imazhit të rezistencës, i pranon të gjitha marrëveshjet e dëmshme me Serbinë. Marrëveshjet që nuk e zgjidhin problemin, dhe na e lënë brenda konfliktin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *