PDK është subjekti që udhëheq tash e 20 vjet me Drenasin, dhe qytetarët kanë treguar besim të vazhdueshëm për subjektin dhe kandidatët e saj.
Nexhmedin Gruda është njëri nga ata të cilët asnjëherë nuk ka hequr dorë nga PDK-ja në asnjë kohë, e së fundi ai kërkon votën e qytetarëve të Drenasit, përmes numrit 177 partiak, e 16 personal, shkruan DrenicaSot.
Gruda është magjistër me specializim në Teknologji dhe TIK.
Kontributi i tij është i pakontestueshëm, derisa vota për nr.16 të PDK-së, do thotë votë për interesat e qytetarëve për 4 vjet rresht.
”Përshëndetje qytetar të dashur të komunës së Drenasit.
Unë jam Nexhmedin Gruda nga Komorani, tani kandidat për asamble komunale nga Partia Demokratike e Kosovës.
Kam të kryer nivelin Master me specializim në Teknologji dhe Tik, Fakulteti i Edukimit dhe qe 22 vite mësimdhënës.
Në PDK kamë qenë që nga fillimi, asnjëherë nuk e kam ndërruar, e kurr nuk do ta ndërroj.
Ne si njerëz jemi të gabueshëm, mund të bëjmë gabime si brenda partisë e edhe ne raport me qytetarët, por këto gabime mund të i përmisojmë sipas statutit të partisë, e asesi ta ndërrojmë partinë.
PDK është derivat i UÇK-ës, e UÇK është pjesa më e lavdishme e më sublime e Kosovës.
Kosova ka nevojë për PDK-në si roje e lirisë, e Drenica është folea më natyrale e patriotizmit.
Me besimin dhe përkrahjen tuaj do i shërbejmë çdo qytetari e çdo pëllëmbe toke të komunës sonë.
Andaj, burra e gra, djem e vajza më 17 tetor dilni te kutia e votimit, shpenzoni 30 minuta nga koha juaj për ne, e ne 4 vite do të i shpenzojmë në shërbimin tuaj.
Ju faleminderit!”
