Duke komenetuar debatin dhe frymën e debatit për komunën e Vushtrrisë, Mulaku është deklaruar për akuzat që po vijnë në kohë fushate se gjatë qeverisjes së tij komuna është ndikuar edhe nga komuna të tjera, e ku ndër emrat që përmenden është edhe ish-kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.
Mulaku ka thënë se i ka dëgjuar këto deklarata, ndonëse nuk janë bërë duke e përmendur atë drejtpërdrejt.
“Kam dëgjuar edhe për mua në mandatet e kaluara duke më akuzuar se spo menaxhon Bajram Mulaku, por Sami Lushtaku. Edhe në debatin e mbrëmshëm është hudh kjo fjalë, por nuk më ka përmendur mua me emër dhe mbiemër” ka thënë Mulaku.
Në lidhje me këtë Mulaku është deklaruar edhe për akuzat se i janë dhënë 18 milion euro një kompanie për ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Balincë, që sipas tij kundër-kandidati i Idrizit ka aluduar në ndonjë kompani të Sami Lushtakut.
“Po e them publikisht, nuk e di që Sami Lushtaku ka kompani, por kam dëgjuar fjalë se me Rukollin është në partneritet.” ka thënë Mulaku.
“Sami Lushtaku kurr në jetën e tij për tri mandate ska qenë në zyrën time” ka dekluar Mulaku në intervistën për Vushtrriaonline.