Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shpjeguar një foto të saj që e ka shpërndarë në rrjete sociale ku shihet në mes të një ferme të misrit.
Ajo thotë se ka dashur të përgëzoj fermerin për punën e bërë pasi misri ishte i lartë.
“Fillimisht duhet të dimë se në cilin muaj mbillet misri. Sa duhet të që të dalë. Pra unë jam 1.75 centimetra, dhe misri është pak më lart se unë. Me këtë rast dua të përgëzoj fermerin”, tha ajo.
Musliu shtoi se ajo ishte një foto edhe me një mesazh për qeverinë.
“Ka të bëjë pak edhe me festivalin e shtalbave. Edhe pse na largohen festat, unë i përgëzoj bujqit që i kemi”, tha ajo në T7.
Tutje, deputetja e PDK-së, tha se nuk e kupton bullizimin që i vjen për një foto të tillë.