Ndërron jetë profesori Florim Gara nga Kishnareka e Drenasit

Gjatë ditës së sotme, ka ndërruar jetë profesori Florim Gara nga Kishnareka e Drenasit.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët, miqët dhe kolegët e tij të punës.

Sipas një burimi të Drenica Sot, mësohet se profesori ndërroj jetë pas një sulmi në zemër.

I ndjeri ishte mësimdhënës në Kishnarekë, Nekoc dhe Komoran. Por për disa vite ai kishte punuar edhe në fabrikën e Feronikelit.