Ndryshim i motit në Kosovë, pritet stuhi shiu dhe breshër gjatë javës që po hyjmë

Në ditët e fundit të gushtit do të kenë ndryshim sa i përket temperaturave.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ekziston rreziku që nëpër vende të ndryshme të ketë edhe breshër dhe shkarkime rrufesh, të shoqëruara me stuhi shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

“Ditët e fundit të gushtit vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke mundësuar mot të paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, njofton IHMK. /Telegrafi/

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist