Nëntori në Skenderaj: Mbushet sheshi me flamuj kuq e zi dhe ata shtetëror

Komuna e Skenderajt ka marrë pamje tjetër në prag të festave të nëntorit.

Atje janë vendosur flamuj kombëtar e shtetëror për të zbukuruar sheshin e qytetit.

Ndryshe, nëntori njihet si muaj i festave në Skenderaj por edhe në mbarë Kosovë.

Më datën 28 të këtij muaji festohet përvjetori i pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindja e heroit legjendar, Adem Jashari.