Kryeministri i Kosovës mbrëmë në një konferencë për media, teksa fliste për krizën energjetike, i njoftoi qytetarët se me çka po ngrohet, meqë po bëhet thirrje për kursim të energjisë elektrike.
I pari i Qeverisë tha se të martën mbrëma është ngrohur me batanije në shtëpinë e tij. E pas këtij “njoftimi” nëpër rrjetet sociale kanë nisur talljet madje edhe “ofertat” për lëshimin e batanijeve me qira.
“Lshojm qebe me qera per raste ndryshme, bajm zbritje 50%”, ka shkruar dikush në Facebook, raporton sinjali
E një qytetarët tjetër e ka dhënë një propozim se çfarë duhet bërë para se të përdoret batanija.
Madje kanë filluar edhe të zgjedhen batanijet të cilat ngrohin më ‘shumë’ në mënyrë që të kursehet rryma.