Njoftim nga KRU “Prishtina” për gjendjen e krijuar me turbullirën e ujit në kanalin e Ibër Lepencit dhe zgjidhjet alternative për furnizim

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njejtat në disa raste kanë përfunduar tek kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije (FPU Shkabaj). Si shkak i kësaj, kemi rritje të turbullirës , nivel që bën të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë.

Brenda 24 h të mobilizuar teknikisht kemi arritë të realizojmë një zgjidhje alternative të përkohshme, deri në stabilizimin e nivelit të tubullirës në kanalin e Ibrit (i cili menaxhohet nga NH” Ibër Lepenc”).

Komuna e Drenasit është në pozicion jo të mirë, pasi që nuk ka ndonjë alternativë tjetër, përveç se ujin fillestar për trajtim në stacionin e pompave në Bivolak e merr direkt nga kanali i Ibër Lepencit.

Duke u nisur nga kjo gjendje autocisternat /autobotët janë të fokusuar në Drenas, ku qytetarët mund të furnizohen me ujë të pijes.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *