Restaurant Blinaja
Categories: Lajme

“Nuk dua të eci vetëm”, Kurti kërkon ndihmën e Kuvendit në dialog

Restaurant Blinaja

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian mban pozicionin e qeverive të kaluara, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk pajtohemi me të kaluarën, por trashëgimia e qeverive të kaluara është bërë pozicion i BE-së. Ndryshimi i kësaj merr kohë, dhe duhet të bëhet në kuadër të një plani më të madh, atij franko-gjerman. Propozimi ynë do të jetë një marrëveshje ndërkombëtare, ligjërisht e obligueshme dhe me njohjen reciproke në qendër”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

“Serbia e ka pranuar për herë të parë që emërtimet e qyteteve të Kosovës janë pjesë e juridiksionit territorial të republikës së Kosovës. Një hap i tillë është fundamental që të shuhen organizatat kriminale në veri”.

Tutje Kurti tha se Qeveria nuk ia del dot pa Kuvendin.

“Qeveria ka nevojë dhe nuk ka si t’ia del dot pa Kuvendin, ne kemi nevojë për mbështetjen e juaj, ju keni nevojë për njoftimin tonë, por që të gjithë bashkë kemi nevojë për diskutim, dhe unë jam i gatshëm ta bëj këtë, edhe në seancë plenare, edhe në takime me liderët, për shkak se nuk dua të eci vetëm”, tha Kurti.

Share
admin

Recent Posts

Ish kryenegociatorja: Kurti lëshoi pe për targat, nëse kështu vepron me marrëveshjen finale populli do ta mbrojë interesin e vendit

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka theksuar se me arritjen e marrëveshjes… Read More

22 mins ago

Molliqaj: Kaq e pati “rezistenca e Albin Kurtit”

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë… Read More

2 hours ago

Gjinovci pas marrëveshjes për targa: Dobët Kurti, shumë dobët

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e… Read More

12 hours ago

Driton Ajazi: Stop grabitjes së pronës publike

STOP GRABITJES SË PRONËS PUBLIKE NË DRENAS Siç, thonte, Baez: "Nëse nuk lufton për t’i… Read More

13 hours ago

LAJMI I FUNDIT / Arrihet marrëveshja për targat në Bruksel

Kosova dhe Serbia, të mërkurën mbrëma kanë arritur marrëveshje për targat, në Bruksel. Përfaqësuesi i… Read More

14 hours ago

Knaus: BE-ja po e bullizon Kurtin si ish i burgosur i Millosheviqit dhe po e simpatizon Vuçiqin si ish-ministër i tij – kjo është e rrezikshme

Presidenti i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka hedhur një sërë kritikash ndaj Bashkimit… Read More

16 hours ago