• Rreth Nesh
  • Reklamo
  • Kontakto
Drenicasot
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video
No Result
View All Result
Drenicasot
Hapsirë Reklamuese Hapsirë Reklamuese Hapsirë Reklamuese
Home Lajme

Osmani dhe Kurti në Prekaz: Falë Jasharajve, ne sot festojmë ditën e çlirimit

June 12, 2022
in Lajme
A A
Osmani dhe Kurti në Prekaz: Falë Jasharajve, ne sot festojmë ditën e çlirimit
111
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
––>

Në ditën e çlirimit të Kosovës nga okupatori serb, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti , kanë bërë homazhe tek varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz.

Hapsirë Reklamuese

Sa duhët të jetë pagesa për veteranët?

Osmani, shprehi mirënjohjen për të gjithë dëshmorët e UÇK-së, duke potencuar faktin se falë tyre ne sot festojmë 12 qershorin, ditën e çlirimit.

“Jemi këtu në Prekaz në ditën kur të gjithë ne, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ata që ranë për liri. Mirëpo këtu në Prekaz ku u vulos liria jonë, me sakrificën dhe trimërinë e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe të gjithë familjes Jashari. Duhet të tregojmë edhe një herë që e kaluara jonë asnjëherë nuk duhet të harrohet përkundrazi, ajo gjithnjë na shërben si një fanar ndriçues për ndërtimin e shtetit tonë. Nga këtu shprehim nderimin për të gjithë dëshmorët e UÇK-së, të cilët vlerën e lirisë e vendosën para jetës së tyre, që ne sot ta gëzojmë këtë ditë 12 qershorin, ditën e lirisë së Kosovës ”, tha ajo.

Ndërsa kryeministri Kurti e quajti Prekazin si kryeqytet të kryengritjes së shqiptarëve, duke shtuar se nuk mund të kujtohet e madje as të mendohet lufta e UÇK-së pa Jasharajt.

“Lufta Çlirimtare nuk mund të kujtohet, të mendohet e as të paramendohet nga askush, pa Jasharët. Tre breza luftuan tri ditë, që sot ne e njohim si Epopeja e UÇK-së. Prekazi heroik është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare, andaj sot iu themi të gjithë shqiptarëve, urime 12 qershori, dita e çlirimit, që filloi pikërisht këtu tek sakrifica dhe flijimi i familjes së gjerë Jasharaj”, u shpreh Kurti.

Krerët shtetëror fillimisht kanë bërë sot homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ish-veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

23-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

-->
Previous Post

Nga janari i vitit të ardhshëm, kosovarët do të paguajnë pesë deri në 10 centë për një qese plastike

Next Post

Gjenerali amerikan që u bë ferri i Millosheviqit: Fjalimi i Wesley Clark më 12 qershor të vitit 1999

Lajme tjera

Krenari: Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në Republikën e Turqisë
Lajme

Krenari: Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në Republikën e Turqisë

June 28, 2022
Shqetësuese: 41-vjeçarja në Skenderaj thotë se një 9-vjeçar ka gjuajtur disa herë me armë drejt shtëpisë së saj
Lajme

Shqetësuese: 41-vjeçarja në Skenderaj thotë se një 9-vjeçar ka gjuajtur disa herë me armë drejt shtëpisë së saj

June 28, 2022
Aksidenti në Llapushnik, katër persona të lënduar (Foto)
Lajme

Aksidenti në Llapushnik, katër persona të lënduar (Foto)

June 28, 2022
Ku ka ngecur Kosova me pagën minimale?
Lajme

Vjedhje e rëndë në Lipjan: 44-vjeçarit ia ‘avullojnë’ mbi 3 mijë euro nga vetura

June 28, 2022
Mblodhi 20 mijë euro për shërimin e djalit të sëmurë, nëna nga Prishtina mashtrohet, ia vjedhin paratë në emër të ‘ndihmës’
Lajme

Mërgimtarët thyejnë rekord, dërguan 351.5 milionë euro në Kosovë për katër muaj

June 27, 2022
Arifi pas vizitës në Hagë: Veseli më tha ” gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës” (VIDEO)
Lajme

Arifi pas vizitës në Hagë: Veseli më tha ” gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës” (VIDEO)

June 27, 2022
Next Post
Gjenerali amerikan që u bë ferri i Millosheviqit: Fjalimi i Wesley Clark më 12 qershor të vitit 1999

Gjenerali amerikan që u bë ferri i Millosheviqit: Fjalimi i Wesley Clark më 12 qershor të vitit 1999

Çfarë ndjenje e mirë/ FSK marshon rrugëve të Drenasit për Ditën e Çlirimit

Çfarë ndjenje e mirë/ FSK marshon rrugëve të Drenasit për Ditën e Çlirimit

RECOMMENDED NEWS

Po bëhet “nxehtë” në Skenderaj, iniciativa e Bekim Jasharit akuzon Lushtakun se po bën presion mbi votuesit…!

Po bëhet “nxehtë” në Skenderaj, iniciativa e Bekim Jasharit akuzon Lushtakun se po bën presion mbi votuesit…!

8 months ago
Themelohet Shoqata e Matematikantëve në Drenas

Themelohet Shoqata e Matematikantëve në Drenas

3 months ago
“Të lutem Flor, mos i prek” – përplasja me gazetarët dhe urdhri i presidentes për truprojën e saj nga Mitrovica

“Të lutem Flor, mos i prek” – përplasja me gazetarët dhe urdhri i presidentes për truprojën e saj nga Mitrovica

5 months ago
E rëndë: Burri nga Vushtrria i jep fund jetës duke u varur në pemë

E rëndë: Burri nga Vushtrria i jep fund jetës duke u varur në pemë

2 months ago

KATEGORITË

  • Botë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • lajmee
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Ushqim
  • Video

Më të lexuarat

  • (VIDEO) I shtrirë në mes të rrugës pa shenja jete, publikohet video e re nga vrasja në Ferizaj

    (VIDEO) I shtrirë në mes të rrugës pa shenja jete, publikohet video e re nga vrasja në Ferizaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është 50 vjeçari Osman Bogaj nga Komorani që vdiq në vendin e punës në Grabanicë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident i rëndë në Komoran(Pamje)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është polici që humbi jetën pasi ra në bunar në Drenas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Paga minimale s’e prek pensionin e veteranëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Drenicasot

Informohu ne kohë!

Lexo

  • Krenari: Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në Republikën e Turqisë
  • Shqetësuese: 41-vjeçarja në Skenderaj thotë se një 9-vjeçar ka gjuajtur disa herë me armë drejt shtëpisë së saj
  • Aksidenti në Llapushnik, katër persona të lënduar (Foto)

Category

  • Botë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • lajmee
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Ushqim
  • Video

Recent News

Krenari: Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në Republikën e Turqisë

Krenari: Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në Republikën e Turqisë

June 28, 2022
Shqetësuese: 41-vjeçarja në Skenderaj thotë se një 9-vjeçar ka gjuajtur disa herë me armë drejt shtëpisë së saj

Shqetësuese: 41-vjeçarja në Skenderaj thotë se një 9-vjeçar ka gjuajtur disa herë me armë drejt shtëpisë së saj

June 28, 2022
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video

© 2022 Drenica Sot - Portal Informativ

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video

© 2022 Drenica Sot - Portal Informativ

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Reklamo Biznesin tuaj!