PDK-ja në festë, Vlora Çitaku poston foto me Endrit Thaçin

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur festën pas fitores në nëntë komuna të Kosovës në zgjedhjet lokale.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka postuar në Facebook një foto ku shihet duke u fotografuar me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçin.

Djali i Hashim Thaçit, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, është parë i buzëqeshur në festën e PDK-së, ku ka pozuar afër Çitakut.