PDK-ja në krye me Sami Lushtakun dhe Fadil Nuren do ta bëjnë Rezallën një qendër atraktive urbane!

Një tjetër projekt i madh nga PDK-ja në Skenderaj do të jet në fshatin Rezallë.
Krerët e këti subjekti kan premtuar që Rezallën nga nje vend rural, do ta shëndrrojnë në një qendër atraktive, me objekte moderne, park rekreativ, hapësira për lojë e shtigje për vrapim dhe poashtu do të investohet edhe në ndriçim publik e në trotuare të lagjeve.
Ja njoftimi nga i pari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku:
Nga një lokalitet rural, Rezalla do të shndërrohet në një qendër sub-urbane shumë atraktive për qytetarët e saj. Rezalla do të bëhet qendër atraktive e kohës, me objekte moderne, me park rekreativ, hapësira për lojë e shtigje për vrapim. Do të investohet edhe në ndriçim publik e në trotuare të lagjeve.
SL