Në muret e policisë dhe në hapsira të tjera publike në Skenderaj, sot janë shënuar grafitet pas rastit të djeshëm që tronditi këtë qytet, ku një grua u vra nga burri i saj.
Organizata Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka postuar grafitet duke thënë se përveç që denoncojnë fajtorët, janë edhe thirrje për revoltë kundër patriarkalizmit të institucionalizuar -që nga familja e në polici e gjykata- që po ua merr jetën grave.
Postimi i plotë:
Dje, edhe një grua u vra nga burri i saj. Pas dhunës sistematike të ushtruar ndaj viktimës, për të cilën Policia ishte në dijeni, Skënder Qerimaj ia mori jetën Lirijes.
Vrasja e Lirijes mund të ishte e parandalushme. E ndjera e kishte raportuar dhunën e bashkëshortit në stacionin policor në Skënderaj por përkundër kësaj vrasësi u la i lirë disa orë pas raportimit dhe marrjes në pyetje. Kjo në vazhdën e neglizhimit institucional të sigurisë së grave e shtypjes sistematike që shteti ua bënë atyre. Sikur Policia të intervenonte drejtë e të gjitha hallkat tjera shtetërore të mos dështonin në mbrojtjen e grave, drejtësia për Lirijen do të mund të arrihej sa të ishte ajo gjallë.
Në këto kushte tmerri e frike, ne gishtin e drejtojmë drejt institucioneve të cilat, të sunduara nga mendësia patriarkale, po i vrasin gratë. Grafitet e sontme në qytetin e Skënderajit, nga muret e policisë e tek hapësirat tjera publike, përveç që denoncojnë fajtorët, janë edhe thirrje për revoltë kundër patriarkalizmit të institucionalizuar -që nga familja e në polici e gjykata- që po ua merr jetën grave.
Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në një familje prizrenase, pasi familjarja e… Read More
23 vite me parë më 09.11.1999 në pjesën veriore të Mitrovicës u sulmua familja Latifi… Read More
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar takim trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.… Read More
Një grua në Gjakovë ka njoftuar policinë pasi djali i saj ka marrë televizorin e… Read More
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës konsiderohen si persona me vlera të larta personale… Read More
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar që vizita e saj e paraparë për dhjetor… Read More