Categories: Lajme

Përkujtohet Fazli Greiçevci në 58 vjetorin e kalimit në amshim

Share

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar heroin, Fazli Greiçevci në 58 vjetorin e kalimit në amshim.

Fazli Greiçevci me vetëmohim insistoi për flamur, u bë vet flamur qëndrese, rezistence. Flamuri i qëndresës dhe rezistencës shqiptare mori përjetësinë kur vrastarët nxorën natyrshmërinë e tyre, egërsinë ndaj një shqiptari që nuk pajtohej me nënshtrim e përulje!

“Ishin vitet e ’60-ta, kur atdhetarët e kombit nën ish pushtetin okupator, vazhduan të krijojnë organizatat atdhetare për veprim kundër atij pushteti, ishte koha kur gjuha dhe simbolet e kombit shqiptar ndiqeshin, kohë kur atdhetarët dhe familjet e tyre dënoheshin, torturoheshin dhe vriteshin. Kohë kur okupimi kishte arritur kulmin dhe shqiptarët përjetonin tërë represionin e okupatorit.

Mësuesi dhe poeti shembullor nga Sankofci, tash hero i Kosovës, Fazli Greiçevci, pjesëtar i grupit atdhetar që e udhëhiqte Adem Demaçi, nga mosha e re ligjëronte për lirinë, mbillte farën e lirisë që do të vije. Ai do të bëhej model i iluministit atdhetar që dijet e tij i shpërndante në popull, në veçanti për nxënësit e tij.
Nxënës të tij, nuk ishin vetëm ata që i mësonte në klasat e tij si Feha me shokë dhe heronj tjerë të kombit, por edhe model i atdhetarit për secilin shqiptar që jetonte në ish Jugosllavi. Vrasja e tij nga hetuesit gjakatar, vetëm sa e fuqizuan idenë e tij për liri, për flamur, për shtet”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.

I përjetshëm është kujtimi për mësuesin e kombit, poetin dhe atdhetarin, Heroin e Kosovës, Fazli Greiçevci!

VOTO
admin

Recent Posts

Lladrovci i shqetësuar me paditë e para për pagat e mësimdhënësve

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar paditë e para kundër komunës për… Read More

1 hour ago

EKSKLUZIVE – Në Drenas fillojnë paditë e para nga mësimdhënësit për mosekzekutim të pagave (DOKUMENT)

Pasi nuk u ekzekutuan pagat në kohën e paraparë me ligj, me arsyetimin se mësimdhënësit… Read More

1 hour ago

A do të udhëheq edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, kryetari i komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, Albin Kurti?

Rifat Latifi sot dha dorëheqje nga posti i ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës… Read More

19 hours ago

A ishte Memorandumi për ndërtimin e QKMF-së në Drenas me vlerë mbi 2.1 milion euro, vendimi i fundit para se të dorëhiqej arsyeja përse dha “dorëheqje” ministri Latifi?

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar me ministrin e Shëndetësisë, Rifat latifin,… Read More

19 hours ago

Raportohet se ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje

Gazetari Ermal Panduri ka bërë një status në profilin e tij në Facebook e në… Read More

19 hours ago

Sami Lushtaku e Fadil Nura me babain e Hashim Thaçit në xhaminë e Burojës, aty ku ruheshin pajisjet luftarake në luftën çlirimtare

Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku kanë marrë pjesë në… Read More

19 hours ago