Anëtari i kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar për heronjët e Kosovës që gjinden në Hagë qe një vit.
Hajdari thot se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët, i mungojnë vendit tash e një vit, në një përballje tjetër për lirinë e vendit së cilës, përsëri, koston ia paguajnë ata personalisht.
Ja edhe postimi i tij i plotë:
Një vit nga një mungesë e madhe
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët, i mungojnë vendit tash e një vit, në një përballje tjetër për lirinë e vendit së cilës, përsëri, koston ia paguajnë ata personalisht.
Skena politike dhe vendi ynë është i gjymtë, ngaqë nuk i ka njerëzit që i dhanë frymë e jetë shtetit të Kosovës.
Kontributi i tyre i paharrueshëm na bën të reflektojmë për veten dhe të ardhmen tonë. Ata shërbejnë si pasqyrë ku Kosova mund ta shohë veten, përpjekjen e vet për liri dhe kostot, shpesh tepër të mëdha, që janë paguar.
Ideatorëve të lirisë, më fort se kujtdo, iu takon të jenë të lirë. Prandaj, deri në atë ditë të pashmangshme të lirimit, ne iu themi: faleminderit për gjithçka! Qofshi gjithmonë faqebardhë!