Policia arreston bosin e lypësve kosovarë, i gjen një mal me para

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me njerëz.

Organet kanë arritur të identifikojnë edhe nëntë persona, kryesisht të mitur (lëmoshë kërkues), të cilët dyshohet se janë trafikuar nga personi i arrestuar, shkruan lajmi.net.

Gjatë aksionit të policisë në një shtëpi të braktisur në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e parave (mbi 1 mijë euro), dy telefona, 3.40 gram substancë narkotike dhe një armë e ftohtë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohet një person i dyshuar për trafikim me njerëz

Mbrëmë rreth ores 19:30, njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore më rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën Trafikim me njerëz dhe ka identifikuar nëntë persona kryesisht të mitur ( lëmoshë kërkues).

Aksioni është zhvilluar në një shtëpi të braktisur, në rrugën e sipërshënuar, ku dhe janë sekuestruar:

– një sasi e parave ( mbi 1000 euro)
-dy telefona
-3.40 gr substancë narkotike dhe
– një armë e frohtë (thikë).
Personi i dyshuar:
-B. S mashkull 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave policore me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.