Prokurori: Ramiz Lladrovci nuk e sulmoi e as nuk e kërcënoi mësimdhënësin

Fatmir Dugolli, mësimdhënës nga Nekoci i Drenasit, i cili është anëtar i Shtabit Zgjedhor të “Demokratëve për Drenasin”, është ankuar sot në polici se kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka sulmuar dhe kërcënuar atë.

Por pas shikimit të videoincizimit, prokuori i shtetit ka vendosur se nuk ka vepër penale, as sulm madje as kanosje.

Burimet brenda policisë kanë thënë se ankuesi Fatmir Dugolli ka deklaruar se derisa ishte duke hyr në restorantin “Kristal” në Komoran, tek dera e hyrjes ishte takuar me kryetarin Ramiz Lladrovci, i cili sipas tij, e kishte kapur në pjesën e mjekrrës dhe e kishte kërcënuar.

Por hetimet e menjëhershme tregojnë se aty nuk kishte vepër penale madje policia është udhëzuar nga prokurori vetëm të mbajë shënime brenda stacionit.

Me rastin është marrë Policia e Drenasit dhe hetuesit Rajonal./IndeksOnline/