Punëtorët e kompanisë me numrin më të madh në Drenicë, NewCo “Ferronikel” tash e sa kohë kanë mbetur pa punë, kësisoji kërkesat e tyre ishin të parreshtura për të gjetur zgjidhje.
E njeriu që po qëndron në prapa skenë por që asnjëherë nuk po ndalet së kërkuari zgjidhje duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme është pa dyshim kryetari i Sindikatës së Pavarur të punëtorëve të New Co “Ferronikel”, Fehmi Nika.
Nika siç mësohet nuk ka lënë siç thuhet guri pa lëvizur për të gjetur zgjidhje dhe për t’i dhënë fund krizës në të cilën gjendet kompania në fjalë ku më së shumti janë të goditura familjet drenicase.
Fehmi Nika tash e sa kohë nuk ndalet së kërkuari takime me zyrtarë të lartë të shtetit me të vetmin qëllim pa anime politike dhe pa politizuar procesin e të shpëtojë familjet e punëtorëve të cilat shumica prej tyre kishin të vetmin burim të të ardhurave.