Raportohet se ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje

Gazetari Ermal Panduri ka bërë një status në profilin e tij në Facebook e në të cilin ka thënë se “ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje!”

Nuk dihet nëse z. Panduri e ka të konfirmuar një informacion të tillë, por nuk ka bërë asnjë figurë (emoji) për të dhënë shenjë se po tallet me këtë lajm.

Latifi ka qenë mes ministrave më të kritikuar të Qeverisë Kurti II. Ai kishte ardhur në krye të ministrisë, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale e pas të cilave nuk ishte kthye në pozicion z. Arben Vitia – që kishte qenë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *