Siç kemi pas rast të shohim nga mediat vendore dhe ato ndërkombëtare për rastin “Drenasi”, lidhur me ngacmimin seksual të një të miture, ku ishin involvuar shumë presona, në mesin e tyre dhe ai që e lajmëroi rastin, Gazmend Halilaj, i cili ende po ballafaqohet me drejtësinë në lidhje me këtë rast, edhe pse provat dëshmojnë pafajësinë e tij. Ndër ato kryesoret, vetë deklarata e viktimës për media, ku kishte deklaruar se nuk ishte takuar asnjëherë me Gazmend Halilaj.
Sipas burimeve të Kosova.info, tani edhe prokuroria e ka ndërrua kualifikimin për avokatin Halilaj, ku thotë se, kurrë nuk është takuar Gazmend Halilaj me viktimën, por njëherë i kishte kërkuar një audio incizim të një profesori.
Në lidhje me të gjitha skandalet që i nxori zotëri Halilaj në shesh, u ballafaqua me padrejtësinë e Kosovës. I njëjti kishte pas atentat me breshëri plumbash në hyrje të shtëpisë së tij dy vite më parë ku kishte mbetur i plagosur. /Kosova.info/