Likoci, Rakinica e Rezalla janë rreshtuar përkrahë Bekim Jasharit në rrugëtimin e mandatit të dytë të kandidatit të listës IDEAL.
Jashari po gëzon mbështetje madhështore në shumicen e fshatrave të Skenderajt në garën e nxehtë që po mbretëron në këtë qytet, shkruan DrenicaSot.
Postimi:
Mbështetje e fuqishme nga Rezalla, Likoci e Rakinica
Në takime të ndara takuam mbrëmë banorët e lagjes “Aliu” në Rezallë, “Zymberi” në Likoc dhe ata të Rakinicës, me të cilët bashkëbiseduam rreth punës sonë në shërbim të qytetarëve, programit zhvillimor për 4 vitet e ardhshme si dhe mobilizimit për fitoren e madhe të komunës sonë, me 17 tetor.
Amanetin e dëshmorëve të Lirisë do ta jetësojmë së bashku, me vendosmërinë më të madhe, duke zhvilluar vendin tonë, duke krijuar vende të reja të punës e mirëqenie për të gjithë.
Faleminderit nga zemra qytetarë të dashur!
I juaji çdoherë Bekim Jashari