Rrahje në Drenas, njëri përfundon në spital ndërsa tjetëri në burg

Gjatë ditës së djeshme dy persona janë rrahur mes vete në Drenas.

Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka lënduar viktimën me mjet të mprehtë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.