Njëri nga luftëtarët e orëve të para dhe njëri nga bashkëveprimtarët më të ngushtë të komandantit legjendar Adem Jashari, z. Jakup Nura ka vazhduar me rrëfimet rrënqethëse për kohën e luftës. Ai tregoi sfidat me të cilat u ballafaquan kur kaluan kufirit për të bartur armatim në Kosovë.
Po ju sjellim rrëfimin e plotë:
Pas rënjes në kufi të djalit trim Luan Haradinaj më 6 maj 1997 mediat jugosllave dhe ushtria hapen lajmin se kufiri ishte i pakalueshëm madje edhe në rrugët e dhive ku s’kalon njeriu dot.
Lëvizja popullore merr një vendim për të hy në Kosovë, pas një koordinimi mes vete e grupit në Zvicër Kadri Veseli, Hashim Thaqi, Bashkim Shala dhe Skender Krasniqi ky i fundit për të mos komuniku përmes telefonit vjen tek unë në Gjermani dhe më njofton për vendimin. Udhëtuam për në Zvicër e pastaj për Shqipëri, në Tirane bëmë 2 netë tek disa studentë qe i njihnim por pa ju tregu qëllimin, pastaj me një taksi morëm rrugën për në Bajram Curr, dhe me traget nëpër liqe, në Bajram Curr u vendosëm në një fshat në veriperëndim, aty qëndruam dy ditë deri sa u bënë përgatitjet, një pasdite dolëm nga shtëpia dhe hipëm në një xhip Mitsubishi me 3 parë ulëse, me ne ishte edhe Azem Syla dhe një shoqërues i shoferit, pas një udhëtimi në drejtim veriperëndim u ndalëm për ti provu armët ne te cilat duhej bazu ne rrezikun qe po hynim dolem i provuam nje nga nje armet personale , secili i kishte nga dy ose tri armë dhe qantat e shpines me eksploziv, mora edhe une mitralozin e lehte, qe ju thonim 100sh.
Pasi që edhe depoja të cilën e mbante i kishte 100 predha, shtiva nga një distancë jo e madhe në drejtim të një ahu të trashë, i kërcyen ciflat, krismën e kishte të plotë dhe lugu lëshoj një gjamë të fortë e të gjatë, u vërejt në fytyrat e bashkëudhëtarëve të mi një entuziazëm dhe besim në armën që gjëmoi u futëm në makinë dhe vazhduam rrugën përpjetë mezi ngjitej me të katërtat xhipi, pas 2 orëve udhëtim dolëm në një bregore ku drejtuam shikimin kah gishti i përcjellësit të shoferit i cili në bazë të tregimit mund të kuptoje që ishte oficer ushtarak, u përshëndetem një nga një me të gjithë edhe me dajën të cilit i ishin mbushur sytë me lot, ua kthyem shpinën pa ditur se ku po hyjmë në mal dhe ku do dalim përveq drejtimit në veriperëndim që u lëshuam në një luginë që pas disa qindra metrash një mal me shkurre në të cilin në zbritje mundësia e vetme ishte këmba-doraz ose me rrëshqit ulur deri sa të hasnim në ndonjë shkemb ose shkurre që të na ndalojë, pasi arritëm fundin ishte një rrjedhë e lumit që na u desh që të ndjekim rrjedhën që të gjenim një vend të kalonim.
Pasi dolëm në anën tjetër të lumit vazhduam në të djathtë, mali ishte i shpeshtë e i lartë në të dy anët por edhe bjeshka ishte e lartë saqë të krijonte ndjesinë e natës, vazhduam rrugën dikur pas disa kilometrash pasi që nuk mund të merrnim drejtim vendosëm të kalojmë natën aty, këmbët i kishim të lagura, nga lodhja kaluam natën pa ndezë zjarrë dhe i ftohti ishte i fortë dhe të gjithë e kishim të pamundur të bënim gjumë, në mëngjes u ngritëm u përgatitëm për udhë, pasi bëmë disa kilometra në drejtim të verilindjes i dëgjuam disa zëra dhe vendosëm që të shkojmë në atë drejtim, me kujdes shkuan Bashkimi dhe Kadriu që të dinim se kush mund të jetë, duke u afru dëgjojnë disa të rinj duke fol shqip të cilët ishin duke i ruajt bagëtinë, ju afruam dhe ju kërkuam që të na dërgojnë tek stanet ku ishin edhe burrat me familjet e tyre të cilët na pritën e na ofruan të hyjmë në stane duke na dhënë edhe bukë të misrit, i terëm edhe qorapet e në mesditë u përgatitëm për vazhdimin e rrugës, në një luginë të gjatë me një bjeshkë para nesh që maja i prekte në qiell e nga gjysma e lartë ishte tërësisht e zhveshur, duke u afru bëhej edhe më gjigante, dy djem ishin me ne dhe vendosën të na ndihmojnë deri në majën e asaj bjeshke, pasi u ngjitëm afër majes unë ndieva vështirësi në frymëmarrje e fillova të shqetësohem, mundohesha shumë por s’më mjaftonte, aty u ulëm pak por prap nuk u rregullu frymëmarrja, pas rreth gjysmë ore filloi të më lirohet dhe e kuptova që lartësia mbidetare e shkaktoi atë vështirësi, errësira vinte duke e mbulu pamjen dhe pasi ju afruam majes kishte borë, nga ana e Kosovës ishte bardhë nga dëbora fryente erë e ftohtë nga veriu, u ndamë nga djemtë që na përcollën, ata na treguan drejtimin në verilindje duhej marrë duke vazhduar me sytë gjysmë të mbyllur nga fluskat e debors Kadriu ishte i pari e Hashimi pas tij ranë në një humnerë ku vetëm zhurma nga rrëshqitja dëgjohej, pas një kohe u ndal dhe e dëgjuam zërin e Kadriut duke na thënë mos vazhdoni këndej, i pyetëm se a kanë shpëtuar pa lëndime serioze, thanë se po dhe ndiqeni drejtimin në të majtë, vazhduam ashtu me kujdes në ramje te kodrës dhe pas dy orësh ecje u bashkuam sërish, atyre ju ishin përgjakur duart dhe ju ishin gris patallonat por pa lëndime të rënda. Vazhduam ashtu në të rënë të kodrës në zigzake me kujdes deri në fund duke ju rrek majës tjetër edhe më të lartë se e para, nga rrëshqitjet e gurëve ishte kriju një brez me guralec dhe ishte e pamundur të ecej përveq këmba-doraz përndryshe nuk ecje dot, pasi bëmë disa metra mua më rrëshqiti guri nën këmbë dhe rashë në fund bashkë me një grumbull gurësh, u ngrita dhe vazhdova sërish duke ju bashku grupit mirëpo pesha në qanta dhe armët që ishin në shpin e në gjoks krijonin vështirësi në ecjen këmba-doraz, shumicën e ngjitjes duke shpresuar që në maje do kemi një pamje të vendbanimeve të Dukagjinit por prap e njëjta, një bjeshkë e zhveshur.