Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në Llapushnik, kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në garat sportive në nivel Republike.
Përfaqësuesit e kësaj shkolle kanë arritur të zënë vendin e parë në volejboll, duke u shpallur kështu kampion i Republikës së Kosovës për këto gara.
Komuna e Drenasit përgëzon ekipin fitues bashkë me menaxhmentin e shkollës në fjalë duke i dëshiruar suksese të mëtejme dhe duke i falenderuar për përfaqësim dinjitoz nxënësit kampion.
Jo vetëm për cilësi në arsim por edhe në sporte të ndryshme nxënësit nga Komuna jonë po dëshmojnë dita ditës se janë vlerë e popullit tonë që na bëjnë krenar kudo që shkojnë.
Urime dhe shumë suksese!