Shkollat në Skenderaj kalojnë në mësim online pas rritjes së numrit të rasteve me COVID

Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi mësimor të zhvillohet në platformën “online”, derisa gjendja me pandeminë të kthehet në normalitet.

Nga kjo komunë kanë bërë të ditur se pas mbylljes së një institucioni parashkollor, janë mbyllur edhe shkollat e mesme.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me COVID-19, përveç Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”, që u mbyll javën e kaluar, për shkak se një pjesë e stafit udhëheqës dhe edukatorëve kanë rezultuar pozitiv, sipas vlerësimit të Task Forcës në nivel shkolle, janë mbyllur edhe shkollat e mesme Gjimnazi “Hamëz Jashari” dhe Shmlp “Anton Çetta” Skenderaj, ndërsa në Shfmu “Ahmet Delia”, niveli i mesëm i ulët do të zhvillojë mësimin “online” sipas skenarit C.

Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi mësimor të zhvillohet në platformën “online”, derisa gjendja të kthehet në normalitet.