Shoku i nxënësit të vrarë në Gllogjan: Ledioni më tregoi për një problem që kishin shoferët e autobusëve

Arlind Beka, shoku i bankës i Ledion Hamzajt, i mban lotët që të mund ta përshkruajë me fjalën më të mira shokun e tij të bankës, i cili u vra në Gllogjan.

Vetëm një ditë më parë ai kishte qëndruar bashkë me Ledionin, i cili zakonisht shkonte në shtëpi më herët se të premten mbrëma.

Veçse ky kujton që Ledioni ia kishte përmendur ditë më parë një ndodhi në të njëjtin autobus ku u vra.

“Na ka treguar për shoferët që ka pasur probleme diçka, një ditë duke ardhur prej Baballoqit, konflikt shpejtësie muj me thanë, janë shty njëri me tjetrin të dy autobusët, puna për m’i marrë udhëtarët”, rrëfeu Arlind Beka për T7.

Ndryshe, varrimi i dy nxënësve do të bëhet nesër, me datën 28 nëntor, në orën 14:00.

Këtu gjeni videon