Klubi futbollistik Drenasi, sot ka regjistruar edhe fitoren e katërt në Grupin A të Ligës së Parë.
Ekipi drenicak në transfertë ka mposhtur me rezultat 4:1 Rahovecin, derisa nga dy gola shënuan Shpresim Zogu dhe Florent Jashari.
Pikërisht sulmuesi Zogu, është njëri nga futbollistët që është duke spikatur për ekipin e Drenasit.
Në 11-të paraqitje të regjstruara me Drenasin këtë edicion, Zogu ka tundur plot shtatë herë rrjetën, derisa ka kontribuar edhe me tre asistime.
Kuqezinjët gjenden në pozitën e pestë me 14 pikë të grumbulluara.
/Gazeta Sheshi/