Skandal/ MKRS nuk jep leje për shndërrimin në muze të shtëpisë së poetit më fundin më tragjik në botë, Ymer Elshani!

Shtëpia e poetit, atdhetarit, ish-drejtorit të gjimnazit të Drenasit, Ymer Elshani, nuk i plotëson kriteret për t’u rikthyer në muze, sipas një përgjigjjeje skandaloze nga Ministria e Kulturës, për të bijën e poetit, të mbiejtuaren e vetme të familjes së Ymer Elshanit, Teutën.

Teuta Elshani, nëpërmjet një njoftimi në facebook, ka bërë publike përgjigjjen zyrtare të MKRS-së se shtëpia e kolosit Elshani, nuk plotëson kriteret për t’u shndërruar në muze, shkruan DrenicaSot.

Por jo vetëm kaq, ata nuk tregojnë as për kriteret, dhe asnjë arsyetim tjetër, e çkriterë duhet të plotësoj shtëpia e një poeti me fatin më tragjik në botë?

Ymer Elshani u vra mizorisht, bashkë me 4 djemtë, gruan, nënën dhe kunatën në natën e kobshme të 17 prillit 1999, në atë që njihet si holokausti i Kosovës – pra, ‘Masakra e Poklekut’.

Postimi i të bijës së Ymer Elshanit:

Besoj se shtëpia e shkrimtarit Ymer Elshani i plotëson të gjitha kriteret për t’u shpallur shtëpi muze!
Do ta ruaj deri në frymen e fundit! 😌

“Ju njoftojmë se ndërtesa Shtëpi banimi e shkrimtarit – Ymer Elshani, nuk i ka plotësuar kriteret për tu përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme, në kategorinë Trashëgimi Kulturore Arkitekturale – Monument.” MKRS (30/11/2021).

Nipi i Ymer Elshanit ka treguar se ndjehen të rivrarë nga ky vendim i pakapërdishëm i ministrisë:

Na e vranë përsëri, këtë herë tanët😢

Kjo shtëpi, ngjitur me shtëpinë ku jam rritur dhe formuar, është shtëpia e vizionarit dhe kolosit të shkrimeve për fëmijë, Ymer Elshani!

Më shumë se shtëpi, është djep i 8 anëtarëve të familjes Elshani, familje kjo që nuk e donte armikun, e as armiku atë, veçanarisht Ymeri, ishte halë në sy dhe target për t’u likuiduar nga Serbia. Ashtu edhe ndodhi, serbët në 1999 me 17 prill, ia dolën ta shuajnë Ymerin me 7 familjarë tjerë( Nënën, gruan, 4 djemtë, kunatën ), mëshira e krijuesit, tha se Teuta Y. Elshani duhej të shpëtonte, për të rrjedhur sërish gjaku i njeriut të madh, që ish rrethuar nga armiqtë.

Pikërisht Teuta ishte ajo që vendosi të jap nga pasuria e saj, nga më e shtrenjta shpirtërore që i mbeti, nga aty ku ka kujtimet e shumta me familjen, truallin dhe shtëpinë e babait dhe familjes së saj, për t’ja kujtuar të rinjëve dhe botës fatin e shkrimtarit më tragjik në historinë e njerëzimit, dhe për të shpërfaqur kriminalitetin serb në luftën e fundit në Kosovë.

Sa ishte Teuta në Kosovë i thanë se do të/ dhe duhet të bëhet muze, ndërsa tash përmes një e-maili jo serioz nga MKRS, thonë se shtëpia e Ymer Elshanit s’bëhet muze, për shkak të kritereve!

Ç’kritere duhen për t’u bërë z. Hajrulla Çeku!?, mos duhet ta vrasim sërish, apo nuk kemi nevojë, sepse e bëtë ju, paturpësisht!