SKANDAL: Serbia e shfaq hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb në zhveshtore të ekipit

Serbia pësoi humbje nga Brazili në ndeshjen e parë të Kupë së Botës “Katar 2022”.

Në fakt, brazilianët e dominuan tërësisht këtë ndeshje, të cilën në fund e fituan me rezultat të pastër 2:0.

Mirëpo, për skandale të llojit të tyre, u përkujdesën sonte tifozët serbë dhe futbollistët e kësaj përfaqësueseje.

Ata shpalosen një flamur me ngjyrat e shtetit serb, teksa në të ishte harta e Republikës së Kosovës.

Përveç kësaj, i njëjti flamur është parë edhe në dhomën e reprezentacionit të Serbisë.

Në këtë flamur është mbishkrimi “Nema Predaje”, që në shqip bie “Nuk ka dorëzim”.

Lexo edhe:

Brazili e ‘rrah gojës’ Serbinë, i tregon që nuk e ka vendin në Botëror – DrenicaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *