Skandaloze: KEDS ia “këput” rrymën Ujësjellësit për borxhe, Mitrovica e Skënderaj mbesin pa ujë

Mitrovica e Skënderaj kanë mbetur pa ujë që nga mëngjesi i sotëm.

Kjo pasi Fabrikës për trajtimin e ujit në Shipol i është ndalë rryma për mospagesë.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë Ujësjellësi, duke thënë se uji nuk do të rikthehet derisa të paguhet borxhi.

“Njoftojmë konsumatorët e Mitrovicës dhe Skenderajt se sot nga ora 10:00 është ndërprerë prodhimi në Fabrikën/Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol. Me këtë rast u njoftojmë se nuk do të ketë furnizim me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj derisa ujësjëllësi të kryej obligimet ndaj KESCO-s për energjinë e shpenzuar elektrike”, thonë Ujësjellësi.

Ndërkohë, Ujësjellësi ka bërë thirrje që të paguhet borxhi.