Uncategorized Tërmet në Shqipëri, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë by admin / January 14, 2022 Një tërmet me magnitudë 4.3 shkallë të Rihterit ka ndodhur para pak minutave në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmologjike për Evropë dhe Mesdhe tërmeti ka ndodhur në zonën e Pukës rreth orës 22:37. Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në disa qytete të Kosovës si Pejë, Prishtinë dhe Prizren.