––>
Në kuadër të strategjisë për rritje të cilësisë në arsim, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Drenasit në bashkëpunim me mësimdhënësit e matematikës ka themeluar Shoqatën e Matematikantëve me qëllim që të kordinojë dhe të organizojë gara komunale, nacionale dhe ndërkombëtare në këtë lëmi.
Në këtë mënyrë DKA mbetët e përkushtuar që të angazhohet maksimalisht në rritjen e cilësisë në arsim.
Me rastin e themelimit, kryetar i shoqatës u zgjodh Driton Bilalli, nënkryetar Hamit Haxhiu kurse në grupin punues bëjnë pjesë edhe : Xhevrije Berisha, Rasim Zariqi, Arsim Avdyli, Fikrije Miftari dhe Avni Mehani.