Themeluesit dhe gjeneralët e UÇK-së në mbështetje të Bekim Jasharit

Përkrahje nga qytetarët, e mbështetje nga figura të larta të UÇK-së, kjo është fushata e Bekim Jasharit.

IDEAL-i për Skenderajn, pritet të vazhdojë edhe për 4 vjet, shkruan DrenicaSot.

Gjeneralët e themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vizituan dhe i dhanë mbështetje të fuqishme listës së pavarur, në krye me Bekim Jasharin.

Postimi:

Mbështetje e fuqishme nga gjeneralë dhe themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Derguti, Nuredin Lushtaku, Zenun Kodra, Musa Jashari, Besim Rama, Ahmet Zabeli, Sami Kodra, Emin Lati e Bekim Haxhiu.

Ishin bashkë me komandantin legjendar Adem Jashari në idealin e lirisë, sot ju jam mirënjohës për mbështetjen dhe energjinë që më dhanë për të vazhduar me Idealin në ndërtim dhe zhvillim të vendit tonë.

Bashkë do të jetësojmë idealin tonë shekullor për zhvillim dhe përparimin e Skenderajt!

#idealpërskenderaj #ideal113