Toleranca fetare: Përlotet Fatmir Latifaj pas vizitës tek një zonjë e fesë katolike, hoxha kërkon që të ndihmohet kjo grua

Hoxha nga xhamia e Shpilot të Mitrovicës, Fatmir Latifaj, me veprimin e tij ka treguar për tolerancën fetare që mbretëron në vendin tonë.

Ai ka dhënë shembullin e mirë, duke vizituar një grua të fesë katolike në qytetin e Klinës, shkruan Jepi zë.

I shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i shoqatës së familjeeve të zhdukura, Bajram Çerkini, kanë vizituar File Pertunaj.

Zonja ka bashkëbiseduar me dy mysafirët nga Mitrovica, të cilëve u ka rrëfyer për jetën e saj dhe vëshirësit e saja jetësore.

Gruaja ua ka treguar se burri i saj gjendet në listën e të zhdukurëve, biri i saj është i sëmurë, ndërsa vetë ka probleme të shumta shëndetësore.

Ky rrëfim i kësaj gruaje, ka bërë që hoxha Latifaj të emocinohet shumë duke u përlotur, ndërsa përmes videos ka ftuar të gjithë që ta ndihmojnë këtë nënë e cila po përballet me shumë probleme.