U votua si asambliste për të luftuar të keqen, e jo të bashkohet me shkatërruesi!

Sot gjatë dites asambleistja Mirlinda Dvorani, e cila arriti të marr ulesen nga radhet e Demokrateve për Drenasin, ka kaluar tek Ramiz Lladrovci.

I menjehershem ka qenë dhe reagimi i Demokrateve, dhe Kryetarit Driton Ajazi, i cili kërkoj dorezimin e mandatit nga asambleistja, pasi atë e ka fituar duke u thirrur për të luftuar të keqen, të ciles sot iu bashku.

Postimi i plotë nga Driton Ajazi:

Të dashur qytetarë

Demokratët për Drenasin, reagojnë ndaj veprimeve të kryetarit Ramiz Lladrovci, i cili nuk po e ndal avazin e vjetër me blerje të asamblistëve përmes formave tashmë të njohura me pazare. E çmimin e këtij pazari do ta mësojmë me kohë! Sepse punët e kqija që janë në dëm të qytetarëve ai mund ti kalojë vetëm me njerëz të shitur dhe të shantazhuar!

Përkundër mbështetjes së pakursyer të udhëheqësisë së DD-së, anëtarësisë ndaj grupit prej 8 asambleistëve, asamblistja jonë Mirlinda Dvorani, vendosi të tradhëtoj besimin e marrë të qytetarëve të Drenasit për ndryshimin që i duhet aq shumë komunës tonë dhe të rreshtohet nga ana e kryetarit aktual që po vazhdon shkatërrimin e të ardhmes së qytetarëve tanë.

I bëjë thirrje asamblistes që ta dorëzoj mandatin e fituar në kuadër të DD-së, të cilin e mori për të luftuar të keqen e jo të bashkohet me shkatërruesin.

Të nderuar qytetarë,
Ky veprim nuk do të mund ta ndalë synimin tonë për të adresuar të gjitha shkeljet e kësaj qeverisje dhe për të trajtuar të gjitha brengat e qytetarëve tanë.