Ushtria turke trajnon ushtarët e Kosovës në Mitrovicë

Ushtaria e Kosovës po vazhdon përgatitjen e trupave të saj drejt një force moderne dhe profesionale.

Pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Komandës së Forcave Tokësore ( KFT) përfunduan trajnimin dhjetë javor “ Komando dhe Bjeshkatari” të realizuar në zonën e Istogut dhe të Mitrovicë.

Ky trajim ka për qëllim përvetësimin e taktikave luftarake në zona të hapura dhe urbane.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në vazhdimësi ndjekin trajnime të tilla të realizuara nga instruktorët e Ushtrisë Turke me qëllim të avancimit dhe ngritjes së aftësive taktike për pjesëtarët e KFT-së.