Kandidati për asamblenë komunale të Drenasit, Zgjim Veliu, ka reaguar pas fitorës së KH Drenicës, ndaj Kh Zhegrës së Gjilanit, kur dihet se në cfarë situate të rëndë financiare po kalon ky klub.
“Ne e dijmë që sportistët janë në gjendje të luajnë pa pagesë, vetëm e vetëm se e duan një nga sportet ku ata duan, por, ka ardhur koha, që ky virtyt e kjo besnikëri të mos shkilet, e ata ta kthejnë pasionin në profesion”, ka shkruar Veliu, përcjell DrenicaSot.
Veliu ditë më parë, së bashku me kandidatin e VV-së, Fejzi Kiqinën kanë vizituar këtë klub, dhe janë njoftuar nga afër me gjendjen që po kalon KH Drenica.
Vetë Veliu ka qenë lojtar i KH Drenicës për afro dy vjet, dhe është zotuar se do të kontribuoj për sportin e Komunës sonë.
Zgjim Veliu në listën e Vetëvendosjes, mbanë numrin 25.