Vëllai i vrasësit në Llaushë: Kunata ka qenë grua e përkryer, vëllai im ka pasur probleme psikike

Vëllai i personit që e vrau gruan dje në Llaushë të Skenderajt po thotë se dorasi ka probleme psikike. Ai tha se kunata e tij ka qenë një grua e mirë dhe e ndershme, teksa fajtorë për raportin familjar e lë vëllain e tij.

Azem Qerimi tha se ndihen shumë keq pas këtij rasti teksa kanë shprehur keqardhje edhe për familjen e gruas së vllaut.

Ai tregoi edhe se si rasti në Polici është lajmëruar dy-tri ditë para kësaj ngjarje.

“Lajmin e  kemi marrë shumë të vështirë dhe shumë vështirë e kemi besuar. Nuk kemi besu se e bënë vëllai im atë. Vëllai im ka qenë një njeri i papunë, tre fëmijë, skamje dhe kohëve të fundit ka pasur edhe kriza. Fëmija e vet me shoqen e kanë lajmëruar policinë. Ata kanë shkuar atje dhe Policia i kanë mbajtur për pesë orë. Është fjala për dy tri ditë më herët. Në fund i kanë lëshuar të gjithë së bashku. Unë jam habitur me atë veprim të policisë, me e lëshu njeriun që ka tentu me mbytë bashkëshorten e tij dy-tri herë”, ka thënë vëllai i dorasit.

Fjalë të mira ai pati për kunatën e tij që dje u vra nga burri.

“Më obligoj mua që të shkojë t’i blejë do sene që mem largu nga shtëpia edhe ashtu e morëm lajmin prej vëllezërve. Kur erdha në shtëpi e pashë që e kishte bërë atë akt shumë të ligë. Na vjen shumë keq prej familjes së të vrarës, kunatës sime. Ajo ka qenë një grua shumë e sinqertë. Ka qenë  një femër e përkryer , e ndershme por vëllai im ka pasur probleme psikike dhe ato e kanë detyruar që ta bëjë atë akt”, ka thënë ai.